Sunday 24 October 2010

Apartamenti 2XL- Vizion+

Reth Show-it
    



















Ne kete show marrin pjese aktoret Ermal Mamaqi, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj. Ky program eshte i ndertuar mbi nje skenar jo te kufizuar qe e ben te larmishem dhe lehtesisht te ndryshueshem per te futur sa me shume elemente humori. Cdo episod do te kete nje kohezgjatje rreth 90 minuta, dhe asnje nga episodet nuk ka lidhje me njeri-tjetrin. Vetem subjekti kryesore nga ku frymezohen ngjarjet mbetet e pandryshuar. (Njeri nga autoret shkon te banoje ne shtepine e tjetrit, dhe nga ky moment te dy jane te detyruar te ndajne apartamentin se bashku.) Moderatori Zberthimi i subjektit ne episode te vecanta i besohet cdo here nje Moderatori qe ka per detyre te udhezoje veprimet e aktoreve ne skene. Ai eshte i ulur diku ne mes te publikut, i ndalohet vetem te shpjegoje per protagonistet ne fillim te episodit, nderkohe qe lejohet per te komunikuar me pas me ta ekskluzivisht permes kufjeve, duke i furnizuar me sugjerime te cuditshme dhe fantastike te cilat protagonistet duke te ndjekin ne menyre absolute. I ftuari surprize Ne pjesen me te madhe te episodeve merr pjese nje tjeter personazh i famshem, i ashtequajturi personazhi surprize, qe padijenine e kastes se aktoreve shfaqet papritur ne skene e bashkebisedon me aktoret e tjere. Mes tyre mund te kete sportiste, humoriste, showgirl e shume te tjere.



Sukses i garantuar i percjelle permes humorit e batutes, brenda nje formati unik e te pa provuar me pare ne nje media televizive, se shpejti ne ekranin e Vizion Plus. Eshte nje program inovativ, unik ne llojin e vet, qe do te prezantohet nga Vizion Plus per here te pare per publikun Shqiptar. Nje format televiziv ku aktoret nuk kane scripte apo nje skenar te parashkruar, e vetmja gje qe ata njohin mire eshte pikenisja e historise, dhe gjithcka vjen me pas eshte improvizim nga ana e tyre. Gjithe spektakli i humorit eshte i perqendruar ne nje salle teatri, e pershtatur dhe arreduar me nje sallon shtepie. Ne skene jane dy aktore kryesor te cilet jane te pandryshueshem, nje aktor tjeter qe hyn here pas here dhe nje moderator qe qendron jashte skenes. Per cdo ngjarje aktoret jane te pajisur me kufje ne te cilat u thuhen gjithe sygjerimet nga moderatori dhe nga te ftuarit e tjere VIP. Aktoret gjithashtu nuk dine asgje. lidhur me sugjerimet qe jepen per kolegun e vet. Publikut ne salle sugjerimet i shfaqen ne nje ekran te madh nderkohe qe per teleshikuesit ato do te shfaqen me titra. Ne shume episode parashikohet edhe pjesemarrja e nje te ftuari suprize, qe hyn papritur ne skene dhe qe bashkevepron me autoret. (i udhehequr edhe ai nga zeri i suflerit permes kufjeve)


No comments:

Post a Comment